POSTIMET ME TE FUNDIT :
Mirë se erdhët në "Shqipëria ONLINE" Këtu do të gjeni lajmet më te fundit...! SHIKIM TE KENDSHEM!

PARASHIKIMI I MOTIT

+12
H: +13°
L: +
Tirana
Friday, 22 February
See 7-Day Forecast
Sat Sun Mon Tue Wed Thu
           
+17° +20° +18° +13° + +12°
+10° + + + + +

MARKETING FALAS

TESTONI INTELIGJENCEN

Showing posts with label Teknologji. Show all posts
Showing posts with label Teknologji. Show all posts

5 aplikacionet me te populluara per dergimin e SMS

WhatsApp është një shërbimi më popullor për dërgimin e mesazheve, i disponueshëm për Android, iOS, Windows Phone edhe për platforma të tjera mobile të suksesshme. 
Aplikacioni përdor teknologjinë 3G ose Wi-Fi për dërgimin e mesazheve pa qenë e nevojshme të paguhet kosto shtesë.
 Me WhatsApp është e mundur që të dërgohen dhe të merren mesazhe, foto, regjistrime audio apo video mesazhe.
WhatsApp
Viber është një prej platformave më popullore për dërgimin e mesazheve që lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe tekst, foto ose video. Gjithashtu është e mundur që të kryhen telefonata pa pagesë vetëm nëpërmjet përdorimit të teknologjisë 3G apo Wi-Fi. Aplikacioni ka momentalisht 200 milion përdorues aktivë dhe është i disponueshëm për platformat e rëndësishme mobile.
Viber
Skype është platforma e komunikimit e krijuar nga Microsoft dhe është e disponueshme për të gjitha platformat e rëndësishme desktop dhe mobile. Ky aplikacion numëron plot 663 milion përdorues aktivë.
Skype
Line është një aplikacion tjetër popullor që lejon përdoruesit të kryejnë telefonata si dhe të dërgojnë mesazhe pa pagesë. Momentalisht aplikacioni numëron plot 250 milion përdorues nga 231 shtete të ndryshme.
Line
Facebook Messenger lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe tekst dhe zanore. Përveç tyre mesazhet mund të bëhen më interesante nëpërmjet fotove apo fytyrave që shprehin emocione të ndryshme. Aplikacioni momentalisht nuk është i disponueshëm për Windows Phone por për Windows desktop.
Facebook Messenger

BlackBerry publikon modelin e ri Z30 (VIDEO)

BlackBerry ka lançuar Z30, një smartfon 3 inç, i pari që suporton versionin e ri të sistemit operativ të Blackberry, 10.2.
Duke ndjekur gjurmët e Z10, Z30 nuk ka një tastierë fizike, por një ekran me rezolucion 1280×720, 5 inç Super AMOLED që e zë gjithë hapësirën e modelit.
Ky smartfon ka një procesor me dy bërthama 1.7 GHz me një GPU me katër bërthama Adreno 320, 2 GB RAM, një antenë e një gjenerate të re që jep lidhje cilësore në sinjale të dobëta dhe një bateri 2880mAh.
Njësoj e rëndësishme dhe cilësore si hardueri i smartfonit është edhe sistemi i tij operativ i cili sjell funksionin “Priority Hub”, një ambient i vetëm për të menaxhuar të gjitha bisedat dhe njoftimet. Gjithashtu ky smartfon ka edhe shërbimin BBM.
Duke filluar që nga java e ardhshme smartfoni do të bëhet i disponueshëm fillimisht në disa vende të Lindjes së Mesme dhe në Angli.
Ndërsa për vendet e tjera mund të disponohet nga pushimet e dhjetorit. Ndërsa për ata që zotërojnë modele të BlackBerry Z10, Q10 dhe Q5 mund të marrin versionin e ri 10.2 të sistemit operativ nga mesi i tetorit. 

12 vjecari nderton nje robot


12 vjeçari Rohan Agrawal për dallim nga fëmijët e tjerë të moshës së tij të cilët me siguri e kanë kaluar verën duke luajtur video lojëra, ka ndërtuar një robot gjatë kësaj kohe.
Ky djalë, i cili ende nuk është adoleshent, i ka kaluar muajt e kaluar në OLogic, që është një ndërmarrje në Kaliforni, e njohur për dizajnim të robotëve për Google dhe Disney. Derisa ishte atje, Agrawal ndërtoi një pajisje që ishte në gjendje që në mënyrë të pavarur të mund të bartë qese me çipsa përgjatë zyrës. “Unë mësoj vetë,” thotë Agrawal, i cili ka filluar të programojë në moshën 4 vjeçare dhe tregon për Mashable që gjuha e parë që e ka mësuar ka qenë HTML. “Nëna ime ma tregoi Google dhe unë ishte vërtet i mahnitur. Unë e pyeta atë se si funksionon dhe ajo më tregoji që e përdor këtë gjë të quajtur HTML.”
Ai filloi të kodojë dhe në moshën 5 vjeçare ndërtoi uebfaqen e vet të parë. Pak kohë pas kësaj, një udhëtim në tregun me gjëra elektronike në Cupertino zgjoi interesin e tij në harduer. Prindërit e tij, që të dy inxhinierë, i blen atij një libër për qark elektrik dhe disa pajisje, dhe ai filloi që ta përdor atë. Rohan Agrawal thotë që ndërtoi të gjithë shembujt në libër, duke shpresuar që të mos prish ndonjë gjë. Por ai ishte vetëm 6 vjeçar në atë pikë dhe ndodhën disa aksidente. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua.
Agrawal-i i ri i përtëriu aftësitë e tij duke ndjekur një klub të robotikës. Në moshën 9 vjeçare, ai mori një licencë për radion ham (një pajisje të vogël, për komunikim eksperimentues) për ditëlindjen e tij. Kjo e bëri atë që të mësojë për Arduino-n, që është një kontrollues i vogël që mund të programohet dhe që ai e përdor për të krijuar disa robotë bazikë. Së shpejti pasi ishte duke ndërtuar pajisje si ky robot i vogël që ishte në gjendje të gjente një objekt në një tavolinë dhe duke e futur atë në një kuti në fund të tavolinës. Gjëra të thjeshta, por disa vite përpara arritjes së seteve të Legos.
Në moshën 10 vjeçare, ai i bashkohet grupit kreativ Hacker Dojo, ku ai punoi me një skuadër qëllimi i të cilës ishte që të ndërtonte robotë për çmim më të ulët se 500 dollarë; një sfidë, duke e ditur se sa të shtrenjta janë pjesët dhe hardueri. Duke e parë që djali i tij kishte nevojë për më tepër nxitje, babai i Agrawal shkoi tek OLogic përgjatë Hacker Dojo dhe pyeti nëse i riu Rohan do të mund të merrte një bursë verore. Ndërmarrja e pranoi. Derisa ishte në OLogic, Agrawal ndërtoi disa lloje të roomba-s, që është një pajisje e Apple që përdoret si fshesë elektrike dhe për pastrim. Makina e Agrawal është një lojë në të, por në vend se të fshijë dhomë për dhomë, ajo shkon në zyrë dhe dërgon ushqim.
teknologji per robot
“Kjo është se si e mora idenë për robotët autonom me çipsa,” thotë ai. “E tëra që duhet të bëni është të shkruani një komandë dhe ai funksionon sipas një programi, kështu që ai automatikisht shëtit përreth dhe zakonisht zgjedh një audiencë. Unë jam duke punuar për ta bërë që të shohë nëse është dikush në dhomë. Nëse nuk ka, atëherë ai do të dalë dhe nuk do të pres.” Makina funksionon nëpërmjet një programi ekzistues që quhet SLAM, që qëndron për lokacion dhe planifikim simulues dhe ui mundëson sensorëve në pajisje që të krijojnë harta që shohin dhe iu shmangen pengesave.
Zëvendës presidenti i inxhinierisë në OLogic, Mike Thompson, i cili ka punuar me Agrawal, tha që duke e pasur një fëmijë të tillë brenda ishte “lloj i një eksperimenti nga ne”. Por zhvilluesi i ri “absolutisht na ka habitur me atë që ai e dinte.” “Ai ishte një kurioz i pangopur për çdo gjë rreth robotikës,” thotë Thompson. “Sfida për ne ishte që ta mbajmë një deri në hapa dhe ta mbajmë të zënë.” OLogic nuk mund ta paguante atë për shkak të moshës, por në vend të kësaj i kanë blerë ushqim çdo ditë. Thompson thotë që ai do ta punësonte Agrawal nëse do t’i jepej mundësia. Ja një video që e tregon në aksion Agrawal-in në OLogic:
Me përfundimin e bursës, Agrawal është kthyer në punë në mini-studion e tij, një garazh i shndërruar me një hekur të bashkuar dhe elektronikë të shpërndarë. Tërë kohën ai është në hacker dojo, ku ai i vëzhgon fëmijët e tjerë, shumica prej të cilëve janë më të mëdhenjse ai. Agrawal thotë që ai është duke shikuar për ardhjen e inovacioneve të ardhshme, veçanërisht për veturat pa vozitës. Ai thotë që dëshiron një robot “që mund të gatuajë ashtu që ai mund të bëjë meze të lehta.” Një robot i tillë do të kushtonte të paktën 100,000 dollarë, thotë ai, dhe makina “do të kishte nevojë për krahë të shkathët me super-precizitet.” Edhe pse është larg nga kolegji, Rohan Agrawal thotë që dëshiron të ndjekë edhe me profesion robotikën ose programimin kompjuterik. Këshilla e Agrawal për të rinjtë e tjerë kreativë është kjo: “Nëse jeni të interesuar në diçka, mos u frikësoni që të futeni në të.” 

Marissa Mayer: Yahoo ka 800 milion përdorues aktivë në muaj


Marissa Mayer, CEO e Yahoo ka deklaruar se kjo faqe aktualisht numëron 800 milion përdorues aktivë në muaj ku 350 milion prej tyre aksesojnë faqen nga pajisjet mobile. Rritja e numrit të përdoruesve nuk është një rastësi. Kompania ka punuar shumë së fundmi për të përmirësuar dizajnin dhe funksionalitetin e faqes. 

Një prej ndryshimeve më të fundit që ka bërë bujë ka qenë lançimi i logos së re, një element që nuk ishte ndryshuar prej 18 vitesh. Që prej vendosjes së Marissa Mayer si shefe ekzekutive, Yahoo po rifiton fuqitë dhe po pozicionohet më së miri në treg. Kjo duket qartë edhe nga numri masiv i përdoruesve aktivë. Mayer ka shpjeguar se ky sukses është rezultat i reaksionit zinxhir të 4 veprimeve: punësimi i personave të duhur, ndërtimi i produktit të duhur, trafikut masiv dhe të ardhurave.

 Në vazhdimësi fokusi kryesor i kompanisë do të jetë hapësira mobile e cila po rritet çdo ditë edhe më tepër duke ofruar oportunitete të shkëlqyera. Yahoo po përpiqet të punojë në funksion të atyre aktiviteteve që realizohen më së shumti nga përdoruesit e smartfonëve duke përfshirë këtu kërkimin, dërgimin e email-eve, mesazheve etj.

100.000 porosi per iPhone 5S dhe 5C ne China Unicom


Shifrat e fundit të Apple për iPhone tregojnë një numër të madh të konsumatorëve të kësaj pajisjeje të popullarizuar në Kinë.
China Unicom, që është ofruesi i dytë më i madh i shërbimeve mobile në vend, ka parë më tepër se 100 000 rezervime për dy telefonët e rinj që kur u paraqitën në skenë të Apple në fillim të javës së kaluar, tha Bloomberg të hënën.
Rezervimet kanë arritur atë nivel edhe pse bartësi ende nuk e ka treguar çmimin. iPhone 5C është gati për para-porositje nga e mbarë bota, ndërsa 5S nuk do të jetë në dispozicion deri më 20 shtator. Por rezervimet janë ndryshe nga para-porositjet.
Një rezervim online nuk kërkon para përpara, por i premtohet konsumatorit që telefoni do të jetë në dispozicion më 20 shtator. Në atë datë, konsumatorët mund të vizitojnë një dyqan të Apple në Kinë ose Hong Kong, ku punonjësit do t’i ndihmojnë ata në marrjen e planit të duhur mobil, të hapin e-mailin dhe të transferojnë kontaktet.
Abonentët e China Telecom të cilët blejnë njërin nga dy telefonët e rinj do të duhet të luftojnë me një ndihmës pak më të ulët. Një plan mujor që kushton 47 dollarë për iPhone 5S ofron një ndihmesë prej 472 dollarë, 15 për qind më pak se 555 dollarë për iPhone 5 nën të njëjtin plan, tha analistja nga Hong Kongu për Bloomberg, Eva Yip.
Bartësi mik i China Telecom do të ofrojë iPhone 5C dhe 5S me ulje prej 733 dollarë, respektivisht 864 dollarë. Telefonat janë falas për abonentët të cilët nënshkruajnë për një kontratë dy vjeçare me një plan minimal mujor pagimi prej 53 dollarë për 5C dhe 63 dollarë për 5S, shtoi Bloomberg.
China Mobile ende nuk ofron iPhone. Por raportet më të fundit thonë që Apple mund të jetë afër në arritjen e një marrëveshjeje me bartësin më të madh të vendit.

HTC One Max me skaner për shenjat e gishtave, sfidon iPhone 5S

Sapo është prezantuar hibridi telefon-tablet (phablet) HTC One Max këtë herë me skaner për shenjat e gishtave për të konkurruar në treg me Touch ID të iPhone 5S.
Lançimi i HTC One Max me emrin e koduar T6 është përfolur prej kohësh se do të ketë një ekran 5.9 inç duke e bërë atë një konkurrent të denjë edhe ndaj Samsung Galaxy Note 3 dhe Sony Xperia Z përveç iPhone 5S. Kjo pajisje ka një procesor Snapdragon 2.3 GHz dhe RAM 2GB.
Përsa i përket parametrave të tjerë mund të themi se disponon një memorie të brendëshme prej 16 GB , një kamera të rrallë Ultrapixel dhe një hapësirë të posaçme për vendosjen e një karte microSD për të shtuar memorien.
Përflitet se kompania ka në plan edhe lançimin e një tableti me dizajn të njejtë si HTC One i cili pritet të lançohet në të njejtën kohë me HTC One Max megjithatë nuk është njoftuar ende data zyrtare.

Ju eshte vjedhur llogaria ne Twitter? Ja si te veproni

Ju kanë vjedhur llogarinë në Twitter? Atëhere duhet të bëni patjetër diçka. Kur dikush dërgon cicërima apo mesazhe direkte në emrin tuaj, atëhere rrezikoni të humbisni kredibilitetin në llogarinë tuaj.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të provoni të hyni në llogarinë tuaj në Twitter. Nëse mund ta bëni këtë, ndryshoni fjalëkalimin.
Kjo mënyrë do bllokojë rrugët e "vjedhësit" të llogarisë suaj, dhe në këtë mënyrë do fitoni edhe një herë të drejtën e kontrollit, sigurisht nëse vjedhësi nuk i ka ndryshuar ende fjalëkalimin.
Nëse mund të hyni në llogarinë tuaj në Twitter, klikoni në pjesën e sipërme djathtas tek Settings. Kliko "Password" në tabelën e majtë, pastaj shkruani fjalëkalimin tuaj të vjetër dhe fjalëkalimin e ri. Sigurohuni që fjalëkalimi i ri të jetë sa më i "fortë". Por nuk ka mbaruar ende. Vazhdoni të lexoni më poshtë.
Nëse nuk arrini të hyni në llogarinë tuaj apo të ndryshoni fjalëkalimin, atëherë duhet të dërgoni një kërkesë në qendrën për përdoruesit të Twitter. Për më shumë shikoni My account has been hacked.
Pasi keni marrë përsëri llogarinë tuaj duke ndryshuar fjalëkalimin apo me ndihmën e Twitter, dërgojini ndjekësve tuaj një mesazh ndjese. Shpjegojuni atyre se ato mesazhe nuk ishin tuajat.
Më pas fshini të gjitha cicërimat që nuk i keni postuar vetë.
Hapi tjetër është, bllokimi i aplikacioneve të palëve të treta që janë të lidhura me llogarinë tuaj. Klikoni "Apps" tek faqja e "Settings", majtas. Klikoni "Revoke access" për çdo aplikacion. Mund t’i riktheni sërish më vonë.
Pasi keni aktivizuar mbrojtjen, kryeni verifikimin me anë të Setup-it:
1. Klikoni "Mobile" në anën e majtë.
2. Klikoni "add a phone link". Aty vendosni numrin tuaj të telefonit dhe klikoni "Activate phone". Ndiqni udhëzimet e rezultatit (do t’ju kërkohet të shkruani diçka në sms).
3. Shikoni opsionet e telefonit dhe hiqni ndonjë që mund të "cënojë privatësinë tuaj" tuaj ose të bëhet i bezdisshëm.
4. Klikoni "Save changes".
5. Klikoni "Account" në anën e majtë.
6. Zbrisni në fund të faqes, tek pjesa ku të duhet të verifikosh hyrjen, selektoni "Send login verification requests to" [numri i juaj i telefonit]. Lejojini ata t’ju dërgojnë një sms dhe përgjigjuni siç duhet.
Për aplikacionet Kthehuni tek faqja e Apps dhe klikoni "Undo Revoke Access buttons" për çdo aplikacion ose të paktën ato që i përdorni më shpesh. Pastaj, ndryshoni fjalëkalimin për ato aplikacione, veçanërisht aplikacionet për tablet apo për telefon. Fatkeqësisht, falë verifikimit të hyrjes në llogari, kjo fazë do jetë pak më e komplikuar se të tjerat, dhe kërkon një person që merr vesh nga PC:
1. Në PC-në tuaj, tek faqja e Settings në Twitter, kthehuni tek seksioni i fjalëkalimit dhe klikoni tab-in apo butonin "Generate". Do të shfaqet në ekran një kod me shifra.
2. Në celularin tuaj, hapni aplikacionin e Twitter dhe kërkoni të ndryshoni fjalëkalimin. Por në që të vendosni një fjalëkalim të ri apo të vjetër, vendosni atë kod shifror që ju shfaqet në PC.

Vodafone kërkon të blejë Kabel Deutschland për 10 miliardë $

Vodafone është afër finalizimit të blerjes së Kabel Deutschland, operatori kabllori më i madh në Gjermani për 10 miliardë $.
Sipas lajmit të publikuar thuhet se kompania ka arritur mbështetjen e 75 % të aksionerëve. Vodafone pret ta përfundojë këtë blerje në fund të muajit shtator, edhe pse marrëveshja duhet të marrë votëbesimin nga Komisioni Europian.
Duke blerë Kabel Deutschland , Vodafone pretendon të jetë më konkurruese në tregun gjerman duke kombinuar përhapjen fikse, mobile dhe abonimet e televizorit, tha gjatë prezantimit të planit në qershor.
Një blerje e suksesshme do ti ofrojë Vodafone aftësi për të ofruar një komunikim të unifikuar në Gjermani duke marrë avantazhe nga banda e gjerë me shpejtësi të lartë të Kabel. Do ti zgjerojë gjithashtu komunikimin e konsumatorëve me bizneset në Gjermani.
Kjo marrëveshje do ti jap operatorit me 5 milion abonentë të bandës së gjerë, 7.6 milionë abonentë direkt të televizionit dhe 32.4 milionë abonentë mobil në Gjermani.
Aksionerët e Kabel Deutschland kanë mundësi deri më 30 shtator të pranojnë ofertën e Vodafone shkruhej në një deklaratë për shtyp nga kompania.

Prezantohet BMW i8, kryeveper


Në panairin e makinave në Frankfurt prezantohet BMW i8. Bëhet fjalë për modelin sportiv 2+2 Plug-in Hybrid, i cili disponon forcën e kombinuar prej 362 kuaj fuqive dhe moment të rrotullimit prej 570 Nm (kombinimi i elektromotorit me 131 kuaj fuqi, baterive litium-ion dhe motorit benzinë 1.5 litërsh turbo me 231 kuaj fuqi.
BMW i8 edhe pse peshon 1490 kg, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për vetëm 4.5 sekonda, shpejtësia maksimale është 250 km/h, ndërsa harxhimet do të jenë vetëm 2.5 litra për 100 kilometra të kaluara.

Ja ndryshimet midis iPhone 5S dhe iPhone 5C


Nëse po mendoni të blini një iPhone të ri, kjo do të jetë hera e parë që do t’ju duhet të vendosni mes dy modelesh të cilat janë lançuar në të njëjtën kohë: iPhone 5S dhe iPhone 5C me çmim më të ulët.
Në këtë artikull nuk do t’ju themi se cilin duhet të blini, sepse një vendim i tillë mbetet në fund të fundit në dorën tuaj, por, do t’ju ndihmojmë të bëni zgjedhjen e duhur në bazë të preferencave tuaja.
Nëse ju pëlqejnë shumë aplikacionet dhe i përdorni shumë, atëherë iPhone 5S mund t’ju përshtatet më mirë. Nëse dëshironi një version më të lirë, iPhone 5C mund të jetë zgjedhja e duhur.
Gjithsesi, mes dy iPhone-ëve ka ndryshime të mëdha. Ata janë të njëjtë në aspektin e madhësisë, por ndryshojnë në pjesët fizike. iPhone 5C mbështillet nga një material i butë silikoni gome në vend të aluminit. Për më tepër, iPhone 5C ofrohet në disa ngjyra: blu, jeshile, të verdhë, pink dhe të bardhë, ndërsa iPhone 5S vetëm në gri, ngjyrë argjendi dhe ngjyrë floriri.
Ndoshta ndryshimi më i madh është procesori 64-bit në 5S, i cili ka performancë pothuajse dyfish sa ai në 5C. Nëse ju pëlqejnë dhe luani shumë lojëra, 5S është zgjidhja e duhur. Por, mos harroni se aplikacionet që shfrytëzojnë gjithë fuqinë e tij, nuk do të vijnë për pak kohë në App Store.
iPhone 5S ka edhe shumë veçori për fotografët. Ka përmirësim të kamerës, përfshi lente të reja, sensor më të madh si dhe përpunim më të sofistikuar të imazhit.
Një karakteristikë tjetër e iPhone 5S është sigurisht sensori i gjurmëve të gishtave, TouchID. Ai mund të zëvendësojë kodin që zhbllokon telefonin. Sensori gjendet në butonin “Home” dhe mund të shërbejë edhe si identifikues për blerje në iTunes.
iPhone 5S ka gjithashtu edhe një CureMotion API të re, e cila mund të sjellë aplikacione më të mira për shëndetin dhe fitnesin. Nëse ju interesojnë këto, iPhone 5S është zgjidhja më e mirë.
Megjithatë, 5C nuk mbetet prapa. Faktikisht, ai është si iPhone 5 por me ngjyra. Sigurisht, ka disa përditësime, përfshi FaceTime dhe suport për më shumë rrjete LTE. Me pak fjalë, ka gjithçka që kishte paraardhësi i tij, por me një çmim më të ulët. iPhone 5S fillon nga 650 $ për 16 GB, ndërsa iPhone 5C fillon nga 550 $ për 16 GB.
Për të bërë një krahasim më të mirë, shihni grafikun e mëposhtëm.
Iphone 5s vs iPhone 5C

Apple prezanton iPhone-t e ri


Apple pretendon revolucion teknologjik me pajisjet e reja
Tashmë të gjithë entuziastët, të pasionuarit dhe “besnikët” e kompanisë Apple u njohën zyrtarisht me pajisjet e reja të gjigantit teknologjik, me iPhone 5S dhe 5C, si dhe me karakteristikat përkatëse të tyre. Në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në më shumë se 100 shtete, “sekretet” e shumëpritura të pajisjeve të reja të Apple u bënë publike, nëpërmjet konferencës së mbajtur më 10 shtator. Kompania pretendon që me këtë gjeneratë të re iPhone-sh, të sjellë një revolucion në botën teknologjike.
Së shpejti përdoruesit do kenë mundësitë e para për paraporistje të iPhone 5C, që nga data 13 shtator, pikërisht tre ditë pas prezantimit zyrtar të pajisjes.  Dhe shumë nga risitë e paraqitura në konferencën e Apple si: “Touch ID që lexon gjurmët tuaj të gishtërinjve; iPhoto, që iu mundëson që ta çoni editimin tuaj të fotografisë në nivelin e ardhshëm;  iMovie, që iu mundëson të krijoni filma drejtpërdrejt nga iPadi juaj etj.. do të jenë të prekshme dhe të aplikueshme nga përdoruesit që do të kenë pajisjet e reja në zotërim.
finger
Shpresojmë që jo vetëm analistët e teknologjisë të mos zhgënjehen nga produktet e reja të Apple, por ajo që është më e rëndësishme, urojmë që të këto zbulime të kënaqin “oreksin teknologjik” të “besnikëve” të kompanisë Apple. Me mbylljen e kësaj konference, kompania Apple ka mbyllur dhe një kapitull të rëndësishëm në historinë e evoluimit të pajisjeve të saj.
iTuns stival3
—–
(Live) Për herë të parë do të lëshohet në Kinë sikur në vendet e tjera. Në dhjetor, pajisja do të jetë në dispozicion për 100 shtete. iPhone 5C do të jetë në dispozicion për të bërë para-porositje më 13 shtator. Që të dy pajisjet do të dalin në shitje më 20 shtator. Ju do të jeni në gjendje që t’i porositni më 20 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Kanada, Kinë, Francë, Gjermani, Japoni, Singapor, Britani të Madhe. 
Të gjitha të dhënat e gjurmëve tuaja të gishtërinjve enkriptohen dhe ruhen në çipin A7. Kurrë nuk është i qasshëm drejtpërdrejt nga softueri dhe nuk ruhet në serverët e Apple dhe kurrë nuk vendoset në iCloud. 
 —–
(Live)  “Touch ID lexon gjurmët tuaj të gishtërinjve në një nivel me hollësi të pabesueshme”
Sensori i gjurmëve të gishtërinjve i Touch ID është me kapacitet, 170 mikronë i hollë, dhe ka një rezolucion prej 500 ppi, skanon shtresat e mesme lëkurore dhe ka një lexueshmëri prej 360 shkallës (s’ka rëndësi se si e trajtoni sensorin tuaj për ta lexuar gishtin tuaj, ai mund të lexojë nga çfarëdo pozite). 
Touch ID sensor
Gjëja e tretë madhore që duam t’ua paraqesim ka të bëjë me sigurinë: “Ka shumë gjëra personale në këto pajisje: e-maili ynë, fotografitë tona, kontaktet tona. Ne duhet t’i mbrojmë ato. Mënyra më e zakonshme është me një kodim për kalim. Me një kod kalimi prej 4 shifrash, ose më të ndërlikuar. Fatkeqësisht disa njerëz e gjejnë që është i pavolitshëm dhe nuk e përdorin. Në hulumtimin tonë po thuajse gjysma e njerëzve nuk e vendosin. Ne kemi vendosur një teknologji të re që e bën këtë super të lehtë: Ne e quajmë atë: Touch ID. 

Flashi në iPhone 5S ka dy LED, një të bardhë dhe një prej qelibari. Ai analizon dritën në dhomë, duke rregulluar ngjyrën e flashit sipas nevojës. 5S po ashtu bën stabilizimin automatik të fotografive. Ai fotografon një pamje dy herë dhe kombinon pjesët më të mprehta të të dyjave. Është edhe mundësia për të marrë shumë fotografi përnjëherë. Nëse e mbani gishtin tuaj në buton, ai mund të marrë deri 10 korniza për sekond. Një veçori tjetër e shkëlqyer e kamerës është slow-mo dhe është aplikacioni standard i kamerës, por është një i dytë që iu mundëson të xhironi video sikur kjo. Aplikacioni SloMo mund të incizojë video në HD (720P) në 120 korniza për sekond.
—–
(Live) Por kjo nuk është e tëra: “Ne kemi një çip të ri të quajtur M7 që punon së bashku me A7.”
a7
M7 është një “procesor për lëvizje”. 
m7
Apple e sheh këtë si hapje të një “gjenerate tërësisht të re të aplikacioneve për shëndet dhe fitnes”. Ai mund të identifikojë lëvizjet e përdoruesve, duke përcaktuar nëse jeni duke vozitur ose ecur. Apple ka punuar me Nike për ta testuar këtë, duke ndërtuar një aplikacion që numëron hapat tuaj të mëdhenj dhe lëvizjet përgjatë ditës 
“Kalimi i Infinity Blade 3 në 64 bit mori rreth 2 orë. Çipi prej 64 bitësh është aq efikas, sa unë e provova dy herë kur e pashë se sa shpejt hapej. Me mbështetjen për OpenGL ES 3.0, ne mund t’i bëjmë gjërat që më parë janë parë vetëm në filma. Ne mund të shtojmë shpërthime të lenteve që do ta bënin JJ Abrams krenar.” 
black infinity
Le ta shohim këtë pajisje në aksion: “Sot, duam të ju paraqesim PËRFUNDIMIN e Infinity Blade, me Infinity Blade 3. Secila nga fushat në Infinity Blade 3 është aq e madhe ose më e madhe se sa tërësia e Infinity Blade origjinal. Keni dëgjuar shumë për iOS 7, por ajo që nuk ju kemi treguar është që është përgatitur tërësisht për 64 bit në njëjtën kohë. Ka një bërthamë prej 64 bitësh, librari dhe drajverë. Të gjitha aplikacionet e brenda –ndërtuara janë ri-përgatitur. Është një kalim i padukshëm për zhvilluesit, me mundësi të plotë për rikthim. A7 është deri dy herë më i shpejt se CPU-të e kaluar dhe ka grafikë deri dyfish më të shpejt. 
Le të flasim për harduerin:  “Arkitekturë desktopi, 64-bit. Ka një set të ri modern udhëzimesh. Ka 2 herë regjistra më tepër për qëllime të përgjithshme, 2 herë më tepër regjistra për pika lëvizëse dhe mbi 1 miliard transistorë.  iPhone 5S është një hap i madh drejt performancës kompjuterike mobile. Fillon me një sistem të ri në një çip të quajtur A7. A7 është 64 bit, që është CPU-ja i parë dhe i vetëm në një smatfon. Sot ne do të shohim që Apple do të shpërngulë botën e informatikës nga 32 bit në 64 bit në një ditë.”
“Sfiduesit tanë do të donin që të paketonin më tepër piksellë në atë. Kjo nuk është ajo që ne e bëjmë. Ne  dimë një fshehtësi: piksellë më tepër = fotografi më të mira. Sensori ynë ka 1.5 mikron piksellë”.
Më lini të ju jap një shembull të disa gjërave që aplikacioni jonë i ri i kamerës iu mundëson të bëni: “Përpara se të fotografoni, ai vendos balancimin e dritës dhe ekspozimin. Për herë të parë, ai është duke e krijuar një hartë lokale përreth fotografisë. Për herë të parë është duke e bërë matjen e përqendrimit automatik me 15 zona përqendrimi. Kur ju e merrni atë fotografi, ajo automatikisht e gjen fotografinë më të mprehtë nga shumë sosh.”  
Jetëgjatësia e baterisë po ashtu është edhe më e mirë se sa e iPhone 5. “Së dyti, sistemi i kamerës. Njerëzit e duan fotografimin me iPhone. Ne donim që ta bënim edhe më të mirë fotografimin. Në të kaluarën nëse donit që të merrnit fotografi të reja, ju do të duhej që të bëheshit fotografë më të mirë. Shumica nga ne thjesht fotografojmë. Ne kemi bërë disa përmirësime të mëdha në teknologjinë e iPhone që iu mundëson pikërisht atë. Ai ka një hapje të madhe me fushë të sensorëve më të mëdhenj aktivë prej 15 për qind.”
—–
iphon 5c
(Live) “Mendoj që është e çmueshme se si diçka mund të jetë aq familjare, por edhe e re në të njëjtën kohë. Ky është iPhone 5C.  Kjo është pajisja jonë e parë e re. E dyta quhet iPhone 5S. Ne kemi zhvilluar dizajnin duke krijuar një arkitekturë tërësisht të re strukturore.  
Fillon me një pjesë të vetme të polikarbonit, në të cilën ne fusim një kornizë strukturore të çelikte, duke krijuar një dizajn të ri të bërë me porosi. Të gjitha pjesët shkojnë përgjatë sipërfaqeve përfundimtare, duke përfshirë një shtresë llaku. Oh, po, nuk ka Android. 5S është pajisja më së shumti që është menduar për të ardhmen nga pajisjet tona; në fakte mund të jetë pajisja më e menduar për të ardhmen se të gjitha të tjerat.”
Siç është përfolursecila pajisje me shumë ngjyra 
iphone5c
Skuadra ka krijuar një linjë vërtet të shkëlqyer të këllëfëve të posaçëm për 5C. Ata janë të butë dhe të shkëlqyer.  Pjesa e pasme është tërësisht e polikarbonizuar. Brenda, është ndërtuar me një metodë të re konstruktimi me përforcim të çeliktë. 
Ka një paraqitje të bukur, retina prej 4 inç dhe brenda ka një çip A6 të dizajnuar nga Apple. Ai ka po ashtu një bateri me kapacitet më të madh se sa iPhone e kaluar. Ka një kamerë prej 8mp përpara dhe vjen me ngjyrat e kaltër, e bardhë, e kuqe, e verdhë dhe të gjelbër. Modeli prej 16 GB vjen në çmimin prej 99 dollarësh dhe modeli me 32 GB për 199 dollarë për një kontratë dy vjeçare. 
Ky është iPhone 5C dhe është tërësisht trullosës. E tërë pjesa  e pasme dhe pjesët anësore janë bërë nga një pjesë e vetme, është nga një sipërfaqe xhami, me mundësi për shumë prekje. Aq afër sa shihni, ju nuk do të shihni pika apo vija. 
 ——-
(Live) Për të ju treguar juve më tepër për këto dizajnë, ftohet Phil Shciller në skenë. 
“Përshëndetje të gjithë! Unë jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse kam nderin dhe privilegjin të paraqes këto dy pajisje të reja për ju. E para quhet iPhone 5C.
” Një vit më parë ne lëshuam iPhone 5. Konsumatorët e pëlqyen atë. iPhone 5 na ndihmoi që ta çojmë biznesin tonë në një nivel tërësisht të ri. Në të kaluarën, kur ne kemi paraqitur një çmim të ri, ne kemi ulur çmimin e iPhone-it të tanishëm, duke e bërë atë më të qasshëm. Këtë vit, ne nuk do ta bëjmë atë.
iphon 5c -iPhone 5C ka një dizajn të ri të pabesueshëm, një që është më argëtues dhe me më shumë ngjyra se sa dizajni që kemi bërë më parë. Disa nga ju mund ta keni parë atë në ueb. 
“Biznesi është bërë aq i madh dhe ne do të zëvendësojmë iPhone 5 me jo një, por dy dizajnë të reja. Tani dua të flas për iPhone. Shumë nga ju mund të keni qenë duke e pritur këtë…Të gjitha falas në çfarë iPadi, iPhone, ose iPod Touch të gjeneratës së pestë. 
Kur ta hapni pajisjen tuaj të re me iOS 7, me një prekje: bum – të gjitha këto 5 aplikacione (dhe disa shtesë) shkarkohen” 
Asnjë platformë tjetër nuk ka ndonjë aplikacion të tillë. Ne mendojmë që të gjitha pajisjet me iOS janë bërë edhe më të mira me këto aplikacione dhe pothuajse të gjithë konsumatorët tanë i dëshirojnë këto aplikacione. Kështu që sot, ne jemi duke lajmëruar që jemi duke i lëshuar këto aplikacione pa pagesë.”

“iPad-ët nuk janë të shkëlqyer vetëm për të konsumuar përmbajtje. Ata janë po ashtu të shkëlqyer për të krijuar përmbajtje. Ne kemi përmbajtje si iPhoto, që iu mundëson që ta çoni editimin tuaj të fotografisë në nivelin e ardhshëm. Dhe iMovie, që iu mundëson të krijoni filma drejtpërdrejt nga iPadi juaj. Dhe  Numbers është softueri spreadsheet më i miri që është dizajnuar ndokund.” 
——-
(Live) Paraqitet po ashtu një mori me tinguj të ri, që mund të jenë si cingërima telefoni kur thërret dikush, apo thjesht tinguj kur merrni ndonjë njoftim. Ai pyet, “Çfarë po thotë Lady Gaga?” dhe Siri merr cicërimat më të fundit të saj nga Twitter.

iTunes Radio1“Tani ne jemi duke bërë ndryshime në Siri, si zërat e vet me cilësi më të lartë të femrës dhe të mashkullit. Ne po ashtu e kemi bërë kërkimin më të përshtatshëm se kurdo herë më parë. Me iOS 7, ju mund të merrni nga çdo vend dhe të shkruani për çfarë jeni duke kërkuar dhe ta gjeni atë, aq thjesht.” Tregon ndryshimet e bëra në shfletuesin Safari për iOS 7, ndërfaqen e vet për paraqitje në 3D të tabeve.   
Sistemi operativ  i përditësuar iOS 7 do të jetë në dispozicion (pa pagesë) duke filluar nga 18 shtatori i këtij viti. Ai paraqet aplikacionin e ri për muzikë të iOS 7, duke përfshirë mbështetjen e brenda-ndërtuar iTunes Radio. “Natyrisht, iOS 7 është më tepër se sa që mund të paraqes unë këtu. Ai ka më tepër se 200 veçori të reja.” 
ios 7 ”Ta marrësh iOS 7 është një gjë e shkëlqyer; është sikur ta marrësh një pajisje që është aq e bukur dhe e përdorshme se më parë, por që dini që tashmë ta përdorni.” Craig tregon aplikacionin e ri për kamerë në iOS 7, duke përfshirë filtruesit e vet të brenda ndërtuar për Instagram. Deri tani, është pothuajse një radhitje e gjërave që janë paraqitur në WWDC. Asgjë në kundërshtim me to. Paraqitet në shpejtësi AirDrop, sistemi i tipit peer-to-peer për iOS 7 për bartje të skedarëve me një klikim të vetëm.
——
Kompania Apple po vazhdon të prezantojë live pajisjet e saja të reja, gjeneratën e re të iPhone-ve, konkretisht iPhone 5S dhe 5C Transmetimi i drejtpërdrejtë po bëhet për më tepër se 100 shtete. Dhe kërkesa është në rritje. 
Punëtori Craig nga Apple paraqet ndryshimet madhore që vijnë me iOS 7, ndërfaqja e vet e re, paletat e reja me ngjyra, gjërat si sfondet paralakx, një panel kontrollimi me një tërheqje të vetme për gjërat si forma “airplane”.
 iphone 5s“Pasi i mundësojmë përditësimet që të bëhen me lehtësi dhe në dispozicion për sa më shumë konsumatorë që të jetë e mundur, iOS 7 së shpejti do të bëhet sistemi operativ mobil më i popullarizuari në botë. Së shpejti, do të jemi dëshmitarë për një ngjarje ku të gjithë njerëzit gjatë natës shkarkojnë iOS 7 dhe marrin një përvojë tërësisht të re me pajisjen e tyre Ne po ashtu kemi qenë duke punuar shumë për të përfunduar iOS 7. Muajin e ardhshëm ne do të shesim pajisjen e 700 miliontë”.
“Dyqani jonë në Stanford ka qenë për një kohë të gjatë në rindërtim. Këtë fundjavë, ne do ta lëshojmë këtë dyqan” Skuadrat e Apple  iu kanë shërbyer 5 milionë konsumatorëve në 9 vite në një dyqan të afërt . “Unë i kam disa përditësime për disa gjëra të këndshme dhe të gëzueshme që po ndodhin rreth ndërmarrjes këtë muaj në shtator.”

Nokia Lumia 1520, pajisja me e re nga Nokia


Së shpejti mund të prezantohemi me një produkt të ri Windows Phone për të cilin nuk ishte dhënë asnjë deklaratë më parë nga Microsoft-i.
Disa foto të shfaqura së fundmi në Twitter kanë zbuluar të ashtuquajturin “Nokia Lumia 1520, 2013” me emrin e koduar Bandit.
Sipas raportimeve Lumia 1520 ka ekran 6 inç që do të thotë se është një telefon – tablet (phablet). Rezolucioni i tij është 1080p më i lartë se në çdo smartfon tjetër Windows Phone të prodhuar deri tani nga Nokia.
Kjo do të thotë se përdoruesit do të kenë më tepër hapësirë për të përfshirë sa më shumë dritare (Live tiles) për të aksesuar shpejt aaplikacionet e preferuar. Pajisja pritet të ketë 4 procesorë (quad-core) Qualcomm Snapdragon dhe një kamera 20 mega piksel.
Nokia mund të zbulojë këtë produkt të ri në fund të shtatorit në eventin e radhës që Microsoft do të organizojë në New York.

Huawei mohon mundësinë e blerjes së BlackBerry-t


Një kompani që ka dalë jashtë listës së blerësve potencialë të BlackBerry-t është Huawei.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht vetë kompania.
E pyetur nëse po merrnin në konsideratë një blerje të mundshme të BlackBerry-t apo të ndonjë kompanie tjetër, anëtarja e bordit Chen Lifang u shpreh se kompania nuk është e interesuar.
“Nuk e kemi marrë në konsideratë (blerjen),” tha ajo për Reuters. “Do të mbështetemi vetëm tek vetja jonë në këtë aspekt.”
Një veprim i tillë është i logjikshëm në fund të fundit. Kompania ka ecur mjaft mirë vetë duke ndjekur strategjinë e saj.
Aktualisht, është prodhuesi i tretë më i madh në botë përsa i përket vëllimit të smartfonëve, pas Samsung dhe Apple. Këtë vend e ka fituar nga bashkëpunimi me Android-in e Google.
Prandaj, blerja e BlackBerry-t do të ishte e pakuptimtë. Huawei nuk ka nevojë për të apo për platformën e re BlackBerry 10, e cila mesa duket e ka humbur edhe betejën e vendit të tretë të sistemeve operative mobile, duke ia lënë vendin Windows Phone-it të Microsoft-it

Microsoft qender te re te dhenash ne Finlande me vlere 250 milion $

Microsoft-i lajmëroi lajmin e madh gjatë të martës. Jo vetëm që është duke blerë prodhuesin finlandez të pajisjeve Nokia dhe divizionin e saj të shërbimeve, por si pjesë e marrëveshjes është edhe ndërtimi i një qendre të madhe globale të të dhënave në Finlandë.
Sipas Microsoft-it, ndërmarrja është duke investuar më tepër se 250 milionë dollarë në kapitalin dhe operacionet e qendrës së të dhënave, që është synuar t’iu shërbejë konsumatorëve evropianë.
Microsoft-i ka një qendër tjetër evropiane të të dhënave në Irlandë dhe, sipas Data Center Knowledge, është duke u zgjeruar në rajone të tjera përreth botës si Australi dhe Azi Juglindore.
Së bashku me blerjen e njësisë së pajisjes së Nokia-s për 7.2 miliardë dollarë, Microsoft-i tha po ashtu gjatë të martës se CEO i ndërmarrjes Nokia, Stephen Elop, mund të shihet si pasardhës i mundshëm për shef ekzekutiv i ndërmarrjes Microsoft, Steve Ballmer.
Ballmer së fundi lajmëroi që ai brenda 12 muajve do të largohej. Përpara se t’i bashkohet Nokia-s, Elop udhëhoqi për vite divizionin e Microsoft Office.
Microsoft nuk është ndërmarrja e vetme amerikane e teknologjisë që ndërton një qendër të të dhënave në regjionin skandinav. Google tashmë ka një qendër në Finlandë dhe Facebook ka një objekt madhor në Suedi.

Yahoo me logo te re


Logos së re të kompanisë Yahoo mund ti uroni mirëseardhjen! Pas ndryshimit të markës së vet të purpurt për çdo ditë gjatë muajit të kaluar, Yahoo ka shpallur logon fituese gjatë ditës së sotme.
Është pjesë e një përpjekjeje nga CEO-ja, Marissa Mayer, që të vendos disa tipare të freskëta në brendin e nderuar të teknologjisë, ndërsa mbetet e njëjta ngjyra dhe pikë e përqendrimit.
Ka qenë gati një vit që logot janë ndërruar nga ndërmarrjet e teknologjisë. Motorola, eBay dhe Microsoft kanë paraqitur pamjet e reja gjatë asaj kohe.
Më së fundi, YouTube filloi të përdorë një logo tjetër për aplikacionet e veta. Yahoo ka treguar në një video përbërjen e logos së re.

Me Google Street View tashme mund te eksploroni oqeanet

Tashmë keni mundësi të eksploroni thellësitë e oqeaneve pa pasur nevojën që të gjendeni fizikisht brenda tyre.
Projekti i ri i Google, Street View Oceans, mbledh imazhe dhe të dhëna për të krijuar vizione të koraleve e shkëmbinjve nënujorë.
Për të marrë këto imazhe kanë punuar zhytësit të cilët kanë qenë të pajisur me scooter deti si dhe kamera. Ata kanë bërë foto të cilat janë përpunuar më pas në formën e panoramave.
Google shpreson që projekti do të zgjerojë vizionin e njerëzve duke treguar dëmtimet që po u bëhen koraleve për shkak të ndotjes, ndryshimit të klimës si dhe peshkimit pa kriter.
Projekti, i realizuar në bashkëpunim me Catlin Seaview Survey, përdor teknologji të ngjashme me softuerët e njohjes së fytyrës për të krijuar katalogun e për të kategorizuar krijesat dhe koralet që kapen në foto.
Street View ju mundëson tashmë të ngjiteni edhe në Malin Fuji, të merrni pjesë në Tour de France si dhe të eksploroni rrugicën Diagon Alley të Hari Potter. Oqeanet janë fronti i rradhës.

Mardhenje seksuale me robot, tashme realitet

Seksi me një robot tashmë është bërë realitet. Instituti AIST në Japoni ka prezantuar robotin femër, që kërcen, këndon dhe mund të kënaqë nevojat seksuale të meshkujve.
Eksperti David Levy kishte deklaruar në vitin 2007 se brenda 5 vjetësh seksi me një robot do të ishte i mundur dhe pas 40 vjetësh do të jetë e mundur edhe të dashurohesh me një prej tyre. Dhe kështu ndodhi. Në vitin 2013 roboti i gatshëm për seks quhet Roxxxy. Roboti peshon 27 kg dhe është i gjatë 1 metër e 70 cm.
Roxxxy është fryt i punës së inxhinierit elektronik Douglas Hines, i cili është themelues i TC Systems.
“Diferenca midis një roboti dhe një njeriu do të vijojë të reduktohet gjithnjë e më shumë. Kjo është emocionuese.”- deklaroi inxhinieri Hines.

Londer, shkrihet makina nga reflektimi ne xhamat e qiellgervishteses

Jo vetëm trafiku, por londinezët tashmë kanë edhe një shqetësim më shumë në rrugët e kryeqytetit.... qiellgërvishtësit. 

Mund të ngjajë si fantashkencë, por pronari i një "Jaguar XJ" e gjeti makinën e tij të shkrirë, pasi kishte parkuar pranë një sheshi ndërtimi ku po ngrihet një ndër kullat moderne shumëkatëshe të Londrës.

Në një rastësi të paparashikuar në projekt, xhamat e kullës së quajtur "Walkie Talkie" reflektuan rrezet e Diellit mbrapsht dhe qëndra e rrezeve pritej pikërisht mbi makinën e tij.

Si rrjedhojë e nxehtësisë ekstreme, automjetit iu rezervua i njëjti fat i një gazete që vendoset në një lupë drejtuar Diellit, ndërsa një pjesë e mirë e makinës luksoze ishte shkrirë, kur pas disa orësh, pronari i saj shkoi që ta merrte.


Tashmë, nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me projektin, por arkitektët duhet të mendojnë një zëvendësues të përshtatshëm të xhamave të rrezikshëm për shëndetin, vendosur në qiellgërvishtësin e tyre.
 

MARKETING

Copyright © 2013 - Shqipëria ONLINE - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Template e krijuar nga NpK T3@M | Publikuar nga -> Shqiperia ONLINE
Kontakto WEBMASTER-in | KR3SHN!K